Toptreg bashkëpunon me gjith mekanizmat në procedurat për zbulimin e mashtrimeve.
Tregto sigurtë!
Asnjëherë mos paguaj ba bërë verifikime për të qenë i sigurtë.
Mos jepni të dhëna në lidhje me llogaritë tuaja elektronike, për shembull: fjalëkalim për llogarinë bankare elektronike, numrin e kartëlës VISA, Mastercard e.tj
Kujdes me objekte që mund të jenë të vjedhura. Pronari ka të drejtë gjithmonë t’i kthehet prona e vjedhur, edhe në qoftë se ju nuk jeni në dijeni të origjinës..
Transaksionet me vendet e huaja janë të vështira të kontrollohen dhe të ndalohen. Mashtruesi mund të jap një dëshmi të rremë, sikur është bërë pagesa, që tregon sikur të hollat janë transferuar në llogarinë tuaj.
Keni kujdes kur ju kërkohet parapagesë me Western Union, Money Gram, PayPal, BidPay e.tj. Këto transaksione përdorën shpesh për mashtrime.
Tregoheni veçanërisht të kujdesshëm nëse oferta duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë.
Për marrëveshje që përfshin shuma të mëdha parash, është mirë të konsulltohet më parë me një bankë për të siguruar transaksionin.
Shitja e automjeteve
Kontrolloni nëse personi me të cilin keni kontakt vërtet është pronar i automjetit. Gjithashtu kontrolloni nëse automjeti është nën hipotekë.
Në rast të vozitjes për prov mos lejoni që personi që është i interesuar të vozisë vetëm. Shikoni dokument të vlefshëm identifikimi.
Ruaju nga ndërmjetësuesit të rremë të automjeteve.